Koalicioni LDK-PDK merr formë, nënshkruhet marrëveshja

Koalicioni LDK-PDK merr formë, nënshkruhet marrëveshja

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, kanë zyrtarizuar koalicionin mes dy partive në komunën e Pejës.

Nën udhëheqjen e Xhavit Halitit nga PDK dhe Gazmend Muhaxherit kryetarit të komunës dhe përfaqësuesit të LDK-së, marrëveshja është nënshkruar sot. Nga kjo marrëveshje PDK do të udhëheqë me katër Drejtori në Pejë, raporton lajmi.net.

Drejtoria për Urbanizëm, e Inspekcionit, për Punë Komunale/Shërbime Publike dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, do të udhëhiqen nga PDK.

“Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës – PDK (Dega në Pejë), Xhavit Haliti duke u bazuar në kompetencat e tij, neni 25 pika A dhe C të Statutit të Partisë Demokratike të Kosovës, sot më datë 18.04.2018 lidh marrëveshje bashkëpunimi me Lidhjen Demokratike të Kosovës – LDK (Dega në Pejë), e përfaqësuar nga Gazmend Muhaxhiri”, thuhet në marrëveshjen e arritur mes palëve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0