Klinaku: Taksa do ta lehtësojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Klinaku: Taksa do ta lehtësojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Avni Kliniku, sekretari i Lëvizjes për Bashkim, ka thënë se taksa prej 100% e vendosur nga Qeveria ndaj produkteve serbe do ta lehtësojë dialogun me Serbinë.
“Dialogu do të ketë efekte pozitive pas kësaj takse. Gjithmonë Kosova dhe Serbia kanë biseduar vetëm për të drejtat e serbëve, ne kemi bërë kompromise vetëm për ata”, ka thënë Klinaku në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Për herë të parë ka ndodh kjo taksë, vendimi ka qenë politik, por kjo do t’i tregoj edhe Serbisë dhe të vendeve tjera se Kosova është shtet sovran. Dialogu nuk ka qenë dhe nuk pritet të jetë i sinqertë. Është dialog ndërmjet dy armiqve. Ose duhet të ulemi dhe të diskutojmë ose situata duhet të shpërthej”.
Klinaku duke folur për dorëheqjen e kryetarëve të komunave serbe, ka thënë se ky veprim i tyre ka qenë i pritur.
“Ata janë përpjekur që integrimin e tyre ta bëjnë pa e njohur Kosovën, duke u plotësuar kështu vetëm kërkesat e tyre. Ata gjithmonë i kanë marrë instruksionet nga Serbia”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0