Kjo do të jetë ndarja e komisioneve sipas subjekteve politike

Kjo do të jetë ndarja e komisioneve sipas subjekteve politike

Deputetja Mimoza Kusari Lila ka njoftuar se Lëvizja Vetëvendosje do të udhëheq shtatë komisione në Kuvendin e Kosovës.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Lila deklaroi se kjo parti do të ketë nënkryetarë edhe në disa komisione tjera, shkruan Gazeta Express.

“Sipas formulës dhe sipas forcës politike Lëvizja Vetëvendosje  I takojnë shtatë komisione. LVV-ja do të kryesojë me Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, me Komisionin për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, me Komision i për Punë të Jashtme, atë për Arsim, Komisioni për Bujqësi, Shëndetësi, për Qeverisje Lokale Zhvillim Rajonal dhe Media”, ka thënë ajo

Kusari njoftoi edhe për udhëheqjen e komisioneve të tjera nga subjektet tjera politike.

“Komisioni për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti do ta udhëheq PDK-ja, Komisionin për Integrime Evropiane do ta udhëheq LDK-ja, Komisionin për të Drejtat dhe interesat e komuniteteve do ta udhëheq Lista Serbe, Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe për Personat e Pagjetur do ta udhëheq +. Dy Komisionet e tjera që janë të përcaktuara është ai për mbikëqyrjen e Financave Publike që do ta udhëheq LDK dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së që do ta udhëheq PDK”, ka thënë ajo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0