Këto janë masat e reja të marra sot

Këto janë masat e reja të marra sot

Qeveria e Kosovës ka miratuar lehtësimin e masave anti-Covid.

Me këtë rast është zgjatur orari i mbajtjes së dasmave, e ahengjeve tjera deri në orën 01:00.

Organizimi i tyre duhet të bëhet vetëm me kushtin që të shfrytëzohet vetëm 50 për qind e kapacitetit, e jo me më shumë se 300 persona.

Ndërkaq shërbimeve të gastronomisë do t’u lejohet puna deri në orën 23 në ditët e punës, përveç të premtes e së shtunës kur lejohet deri në orën 00:00.

Ndërsa, qytetarët edhe më tej do të duhet të bartin maskën si masë mbrojtëse.

Mbajtja e maskës do të jetë obligative përveç se gjatë ecjes në ambientet e jashtme vetëm, gjatë ngasjes së automjetit, vetëm apo në grup me jo më shumë se katër persona, gjatë vrapimit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike, gjatë ngrënies apo pijes

Ndërsa, operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës. Operatorët e transportit nuk mund të kenë më tepër udhëtarë në autobus se sa që posedojnë ulëse.

Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në tre udhëtarë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë sot se sipas të dhënave të IKShKP-së, në Kosovë ka situatë epidemiologjike të qëndrueshme.

Ai është shprehur se masat e reja shërbejnë që situata të mbahet në kontroll.

Sipas tij, vlerësim të masave do të ketë vazhdimisht.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0