Këshilltari i Pacollit: Ekipi që drejtohet nga Limaj e Ahmeti s’mund ta refuzojë heqjen e taksës

Këshilltari i Pacollit: Ekipi që drejtohet nga Limaj e Ahmeti s’mund ta refuzojë heqjen e taksës

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë që delegacioni shtetëror për dialogun, pjesë e të cilit është edhe Pacolli, nuk ka mandat të flasë për heqje të taksës.

“Sa për sqarim, ekipi shtetëror për dialogun nuk ka bërë dhe nuk mund të bëjë kurrfarë refuzimi për heqjen e taksës ngase nuk ka mandat për një gjë të tillë”, shkroi Zyberaj.

Përmes një shkrimi në Facebook ai ka deklaruar se kjo është kompetencë vetëm e Qeverisë.

“Qeveria e Kosovës është i vetmi institucion që mund të ndërmarrë një veprim të tillë”, përfundon ai.

Dje në takimin e parë në Bruksel që pati delegacioni shtetëror me shefen e BE-së, ku Federica Mogherini edhe kërkoi heqje të taksës, anëtarët e delegacionit janë përgjigjur që taksa nuk do të hiqet pa njohje të Kosovës nga Serbia.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0