Këshilli Prokurorial thotë se janë zgjidhur 96% e rasteve të korrupsionit

Këshilli Prokurorial thotë se janë zgjidhur 96% e rasteve të korrupsionit

Në daljen e tij të fundit para mediave në cilësinë e Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka prezantuar punën 1 vjeçare, duke e vlerësuar si sukses trajtimin e rasteve të korrupsionit por edhe rekrutimin e prokurorëve të rinj.

Kryesuesi Isufaj në fjalën e tij tha se prokurorët e Republikës së Kosovës kanë trajtuar më shumë se 96 % të rasteve të korrupsionit.

“Gjatë periudhës nëntëmujore të këtij viti, Këshilli ka monitoruar zbatimin e Planit strategjik specific dhe rezultatet në këtë periudhë janë si në vijim: lëndë të pranuar të korrupsionit janë 294 raste përderisa janë trajtuar 281 raste, respektivsht ka zgjidhur 96% të rasteve të pranaura”, tha Isufaj.

Si sukses në trajtimin e lëndëve u përmend edhe trajtimi i krimeve ekonomike ku u tha se janë pranuar 301 raste në punë ndërsa janë trajtuar 317 apo 5 % më shumë se që janë pranuar.

I pyetur nga gazetarët se me gjithë zgjidhjen e këtyre lëndëve, pse nuk kemi zyrtarë të lartë të dënuar për korrupsion, Isufaj u arsyetua duke thënë se nuk janë prokurorët ata që dërgojnë njerëzit në burg, por ata krejt çfarë bëjnë është të ngrisin aktakuza.

Përpos trajzimit të rasteve, nga kryesuesi Isufaj si të arritura, u përmenden edhe miratimi i disa akteve nënligjore, si Rregullorja për shfrytëzimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në sistemin prokurorial, Udhëzimi Admninistrativ për caktimin e normës orientuese për prokurorët e shtetit, Udhëzimi administrativ për përdorimin e automjeteve zyrtare si dhe së fundi edhe Kodi i Etikës

Sukses tjetër u vlerësua edhe procesi i rekrutimit të prokurorëve të rinjë ku u tha se tani Kosova ka 201 prokurorë, apo 11 prokurorë për 100 mijë banorë ndërsa përpos rekrutimit të prokurorëve të rijnë proces i suksesshëm u vlerësua edhe avancimi dhe transferimi i prokurorëve, ku 3 prokurorë janë avancuar në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, 5 në Prokurorinë Speciale dhe 5.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0