Kërkoi largimin e ambasadorit zviceran – reagime të ashpra për Pal Lekaj

Kërkoi largimin e ambasadorit zviceran – reagime të ashpra për Pal Lekaj

Deklarata e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj në emisionin Pressing të Televizionit 7 për largim të ambasadorit të Zvicrës pas deklaratës për veteranët ka ngjallur reagime në vend, e nuk janë të paktë ata që kanë kërkuar nga kryeministri shkarkimin e Lekajt, raporton Gazeta Express.

Lekaj e ka konsideruar të papranueshme deklaratën e ambasadorit zviceran Jean Humbert Lebet që kishte thënë në Skenderaj se shteti i tij po e ndërton ujësjellësin derisa Kosova po paguan veteranë të rrejshëm.

Madje ministri ka kërkuar edhe largimin e Lebet, duke thënë se ndihet i fyer nga deklaratat e ambasadorëve në vend.

“Nuk është ambasadori për me u marrë me ato. Publikisht para qytetarëve është e pakuptimtë me e lidhë një investim me një temë të ndjeshme, me veteranët e luftës. Sikur t’isha ai që marrë vendime, sot ia kisha qu letrën e largimit”, ka thënë ministri Lekaj, transmeton Gazeta Express.

Ministri nuk është mjaftuar me kaq, për ambasadorët e vendit ka drejtuar edhe tjera ofendime.

“Një ambasador i di përgjegjësitë e tij. Janë bërë si fëmija. Kujt t’i teket të na thotë çkado edhe të mos kenë përgjegjësi mbi ata që e thonë”, deklaroi Lekaj në T7.

Por, kjo deklaratë e Lekajt, ka marrë reagime të shumta nga fytyra të njohura në vend, e madje e kanë komentuar edhe qytetarët të cilët kanë kërkuar shkarkimin e tij.

I pari që i reagoi Lekajt, ishte ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj. Ai i ka dal në mbrojtje ambasadorit zviceran, duke thënë se ka pasur të drejtët në deklaratat që i ka bërë

“Ambasadori i Zvicrës, në Kosove, Sh.T.Jean Humbert Lebet, ka të drejtë”, ka shkruar Dedaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0