Keqpërdori pozitën, aktakuzë ndaj zyrtarit të ATK-së

Keqpërdori pozitën, aktakuzë ndaj zyrtarit të ATK-së

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit Safet Krasniqi pasi që ekziston dyshimi bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur më paragrafin 2 nën paragrafit 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se i pandehuri, Safet Krasniqi (vëllai i ish-deputetit të PDK-së H.K) gjatë periudhës kohore nga viti 2013, deri në muaj shkurt të vitit 2019, duke vepruar në cilësinë e personit zyrtar në Administratën Tatimore të Kosovës në Prishtinë, i pandehuri S.K, në pozitën e Ushtruesit të Drejtorit të Njësisë se Hetimeve Tatimore dhe të Inteligjencës, me qëllim të shkaktimit të dëmit për Buxhetin e Republikës së Kosovës dhe përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për njëqindenjëzet (120) bizneset ekonomike.

Po ashtu, i pandehuri S.K. për disa biznese nuk ka ndërmarr asnjë aktivitet, vizitë, kontrolle, rikontrolle e as inicim të procedurave penale, duke shpërdorur pozitën e tij zyrtare apo autoritetin e tij.

“I pandehuri S.K. ka autorizuar punëtorët e ATK-së, duke kërkuar nga ata që të vizitonin disa nga bizneset ekonomike dhe duke kërkuar nga këta zyrtarë të Administratës Tatimore, të bëjnë korrigjimet e deklarimeve tatimore në ato biznese të vizituara, në cilat deklarime kanë qenë të lidhur me faturat e dyshuara dhe transaksione fiktive me biznese fiktive, në kundërshtim të nenit 64 par 2 të ligjit te ATK-se 03/L – 222, duke mos ndërmarr veprime hetimore në procedura penale bazuar ne nenin 68 të ligjit të ATK-së. Me këto veprime i pandehuri S.K. ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 422 paragrafi 1 lidhur më paragrafin 2 nën paragrafit 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0