Kasaforta ku ruhen farat në rast të fundit të botës

Kasaforta ku ruhen farat në rast të fundit të botës

Norvegjia do të investojë 100 milionë krona më shumë (rreth 13 milionë dollarë) për të përmirësuar kasafortën Svalbard të Farave Botërore, pas mbi 10 vitesh operimi.

Masat janë pjesë e një plani afatgjatë për të rritur performancën dhe për të zgjatur jetëgjatësinë e kasafortës së farave. Kjo magazinë gjigande, e quajtur gjithashtu kasaforta e fundit të botës, e cila mban fara nga e gjithë bota në mënyrë që të sigurojë ruajtjen dhe të mbrojë materialin gjenetik të rëndësishëm për ushqimin dhe agrikulturën.

“Përmirësimet do të sigurojnë që Kasaforta Svarlbard e Farave Botërore të mund të vazhdojë t’u ofrojë bankave gjenetike të botës një hapësirë të sigurt ruajtjeje në të ardhmen. Është një detyrë e madhe dhe me rëndësi të ruash të gjithë këtë material gjenetik që është thelbësr për sigurinë botërore të ushqimeve”, tha Ministri Norvegjez i Agrikulturës dhe Ushqimit, Jon Georg Dale, raporton Scan-tv.

Magazina ndodhet e futur 100 metra në brendësi në një mali në një ishull të izoluar të arkipelagut Svalbard, i cili ndodhet midis Norvegjisë dhe Polit të Veriut. Kasaforta gjendet gjtiashtu shumë mbi nivelin e deti, çka e mbron nga skenarët e përmbytjes nga oqeanet.

Farat ruhen edhe përmes ngrirjes natyrale që shkaktojnë temperaturat e ambientit. Zona është e qëndrueshme gjeologjikisht dhe nivelet e lagështirës janë të ulëta. EkonomiaSot.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0