Kapen 30 kilogramë marihuanë në kufi, Sveçla zotohet se do ta ndalë trafikimin

Kapen 30 kilogramë marihuanë në kufi, Sveçla zotohet se do ta ndalë trafikimin

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë janë konfiskuar 30 kilogamë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla ka thënë se lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar dhe se Kosova do të jetë “zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale”.

“Mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë janë konfiskuar 30 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë.  Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka arrestuar personin nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge”. Ashtu siç jemi zotuar, lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar. Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale”, ka shkruar Sveçla.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0