Jasharaj: Greva nuk u ndal, ajo u pezullua

Jasharaj: Greva nuk u ndal, ajo u pezullua

Kryesindikalisti i SBASHK-ut, Rrahman Jaharaj ka thënë se greva është pezulluar deri nesër kur të hidhet në votim Ligji për Pagat. Ai tha se kanë arritur t’i përafrohen kërkesave të tyre.

Këtë e ka vendosur Këshilli drejtues i SBASHK-ut,të cilët  kanë njoftuar se mësimi do të fillojë të hënën.

Imer Imeri ka propozuar për pezullimin e grevës, por jo edhe anulimin e saj. Sipas tij, greva mund të anulohet pas votimit të ligjit në Kuvend. Ndërsa Rrahman Jasharaj ka konfirmuar se të hënën do të fillojë mësimi, por ka paralajmëruar se mund të fillojë greva nëse ndodh diçka e papritur, duke mos saktësuar çfarë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0