Ja linku ku mund të aplikoni falas për llotarinë amerikane, ka afat vetëm edhe nesër

Ja linku ku mund të aplikoni falas për llotarinë amerikane, ka afat vetëm edhe nesër

Që nga data 3 tetor është hapur dritarja për të aplikuar për llotarinë amerikane “Green Card” DV-2020. Fituesit e llotarisë do të fitojnë të drejtën të jetojnë dhe punojnë në SHBA pa kurfarë kufizimi.

Afati i fundit për të aplikuar për llotarinë Green Card është nesër, me 6 nëntor 2018. Andaj të gjithë ata që nuk e kanë plotësuar aplikacionin, dhe dëshirojnë të marrin pjesë në llotarinë amerikane, duhet ta bëjnë këtëmë së largu deri nesër, shkruan EkonomiaSot.

Të gjithë shtetasit e Kosovës që kanë minimalisht një diplomë të shkollës së mesme ose kanë një përvojë pune profesionale që përmbush kriteret e kërkuara, mund të aplikojnë falas brenda disa minutave nëpërmjet internetit. Vetëm personat mbi 18 vjeç mund të aplikojnë për lotarinë.

Duhet të keni parasysh që vetëm një adresë interneti është zyrtare për të aplikuar dhe në këtë adresë mund të aplikojnë, duke përfshirë edhe Kosovën të gjitha shtetet e kualifikuara nga SHBA. Procedura e aplikimit është një formular dhe një fotografi e aplikantit në kompjutër jo më vjetër se 6 muaj.

Mos përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht.

Për të aplikuar falas në llotarinë amerikane duhet të klikoni në këtë link.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0