Ja edhe “viktimat” tjera të Otto “Gjethefikut” (foto)

Ja edhe “viktimat” tjera të Otto “Gjethefikut” (foto)

Pas shpërndarjes virale të hulumtimit të EkonomiaSot rreth “Amasadorit të Nderit” Otto von Feigenblatt nëpër portalet e vendit gjatë ditës së djeshme, redaksia jonë ka vazhduar hulumtimin dhe ka gjetur se Lutfi Haziri dhe Hashim Thaçi nuk janë të vetmit persona që janë mashtruar nga ky “diplomat”. Numri madje është mjaft i madh.

Otto dhe Lutfi Haziri

Otto dhe Hashim Thaçi

Viktima më e fundit duket se është Kryetari i Istogut, Haki Rugova, i cili për dallim nga bashkëpartiaku dhe homologu i tij Haziri, ka ndarë çmim për vetë Otto-n. Me gjasë këtë çmim e ka ndarë me shpresën se një ditë edhe ai do të pranojë një çmim nga Presidenti Trump, raporton EkonomiaSot.

Haki Rugova ndan çmim për “ambasadorin” Otto von Feigenblatt.

Nga hulumtimi ynë del se Otto von Feigenblatt në bashkëpunim me një person të quajtur Shefki Hyseni nga Shqipëria janë duke bërë kërdinë nëpër trojet shqiptare. Një nderim të tillë kohë më parë e kishte pranuar edhe Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Bashkëpuntori i Otto-s, Shefki Hyseni (majtas me të gjelbër), duke i ndarë çmimin Ramush Haradinajt.

Në vijim po i sjellim edhe “viktimat” tjera që kanë pranuar çmime të ngjashme nga ky grup. /EkonomiaSot

Sulejman Rexhepi – Kryemyfti në Maqedoni

Otto duke “nderuar” me çmim Sulejman Rexhepin, Kryemyftiun e Shqiptarëve në Maqedoni.

Baba Mondi – Kryegjyshi i Bektashinjëve

Otto duke i ndarë çmim edhe Baba Mondit, Kryegjyshit të Bektashinjëve në Shqipëri.

Arben Muçobega – biznesmen

Otto me Arben Muçobegën, biznesmen në Shqipëri.

Arif Tafani – Kryetar Bashkie i Belshit, Shqipëri

Otto me Arif Tafanin, Kryebashkiakun e Belshit.

Feriz Dervishi, Biznesmen nga Kumanova

Otto dhe Shefki Hysa me Feriz Dervishin në mes, biznesmen nga Kumanova.

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0