Ismaili: Pas 120 ditësh të pezullimit të taksës fitojmë të drejtën për reciprocitet

Ismaili: Pas 120 ditësh të pezullimit të taksës fitojmë të drejtën për reciprocitet

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka thënë se edhe koalicioni qeverisës “sot ka mundur që të festojë Ditën e të Dashuruarve – Shën Valentinin”.
Me këtë ai ka përshkruar raportin e mirë përbrenda Qeverisë, pavarësisht se kohët e fundit janë shprehur pakënaqësi dhe dallime.

“Është një koalicion me qëndrueshmëri dhe stabilitet. Kemi mendime të ndryshme për disa gjëra, por në përmbajtje jemi të një mendimi”, është Ismaili, njofton Klan Kosova.
Sa i përket taksës kundër Serbisë – për të cilën janë shfaqur dallimet e mëdha në koalicionin qeverisës, Ismaili ka thënë se ajo nuk duhej të shërbej për prishje të raporteve me SHBA-në.

“SHBA-të presin që Serbia ta kthejë një qasje tjetër. Ajo çfarë po kërkojmë ne është që taksa pas 120 dite të kalojë në reciprocitet të plotë. Ky është qëndrimi ynë. Shohim që ka një shtim më të madh të kërkesës së SHBA, por kemi propozuar rrugëdalje që e mbron Kosovën dhe krijon një hapësirë.Ne nuk po themi që Serbia është ajo që mund të ndikojë në politikën e Kosovës, por SHBA-ja. Taksa jemi që të mbetet, por pezullimi të ndodhë me bashkëpunim me SHBA-në”, ka thënë ai.

“Ismaili që është Ministër i Shëndetësisë, ka thënë nëse Serbia nuk përmbush kërkesat pas pezullimit prej 120 ditësh, Kosova fiton një të drejtë tjetër.

“Pas 120 dite e fitojmë të drejtën për reciprocitet”.

“Letra e dërguar nga SHBA është e drejtë: thotë se ne aleatët presim të bashkëpunojmë. Askush në Kosovë nuk është i relaksuar pas tendosjes së raporteve me SHBA-në. Kemi paraparë që mund të ndodhë një situatë e tillë. As për ne si PDK s’ka qenë e lehtë që të dalim e të themi që të pezullohet taksa”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0