Ish-punëtorët e RTP-së: Qeveria na mashtroi

Ish-punëtorët e RTP-së: Qeveria na mashtroi

Ish punëtorët e Radio Televizionit të Prishtinës po ndihen të mashtruar nga Qeveria e Kosovës.

Ata po thonë se kërkesat që i kanë ndaj ekzekutivit që nga viti 2005 nuk u janë plotësuar.

Kryetari i Këshillit Grevist të këtyre punëtorëve, Qemajl Sokoli, tha se kërkojnë kthimin në punë, kompensimi për 9 vitet e shkuara, pranimi i përvojës 18 vjeçare, moslejimi i tjetërsimit të pasurisë së RTP-së dhe zgjidhja e çështjes së punëtorëve me kërkesat sociale.

“Të vetëdijshëm, se për vendet e punës duhet edhe të vdiset, në vitin 2005 e organizuam grevën 11 ditëshe të “Urisë” me pesë kërkesa: Kthimin në punë, kompensimi për 9 vitet e shkuara, pranimi i përvojës 18 vjeçare, moslejimi i tjetërsimit të pasurisë së RTP-së dhe zgjidhja e çështjes së punëtorëve me kërkesat sociale. “Pas premtimit të Qeverisë se do të na plotësojnë kërkesat tona, e ndërpremë atë. Por, pafytyrësisht na mashtroi keq”, tha Sokoli.

Ai ka thënë se për ndihmë po iu drejtohen edhe shteteve të Quintit, por që nuk kanë marrë ende ndonjë përgjigje.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0