Isa Mustafa mbledh sonte partinë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt

Isa Mustafa mbledh sonte partinë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të mbledhë kryesinë e partisë së tij sonte në orën 19 e 30.

Ky takim i anëtarëve të kryesisë së LDK’së do të mbahet pas situatës së re të krijuar me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra për media e LDK’së.

“Sot (e premte), më datë 19 korrik 2019, në orën 19:30, në Selinë e LDK-së, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban takim me Kryesinë e LDK-së.” Thuhet në njoftim, raporton Gazeta Express.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pas ftesës që ka marrë për intervistim si i dyshuar nga Gjykata Speciale./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: