Instituti sot dhe nesër i teston qytetarët në shesh

Instituti sot dhe nesër i teston qytetarët në shesh

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot dhe nesër do të bëhen testime për COVID-19 edhe në Sheshin “Zahir Pajaziti”. Testimi do të bëhet prej orës 9:30 deri në 13:00.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Instituti ka bërë me dije se procedura e marrjes së mostrave do të bëhet sipas protokoleve të IKSHPK nga ekipet të cilat marrin mostra rregullisht në IKSHPK dhe në terren nëpër institucionet e ndryshme sipas indikacioneve epidemiologjike.

“Duke pasur parasysh rëndësine e marrjes së mostrave për depistimin e rasteve të cilët nuk kanë shenja të sëmundjes. IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2, duke ju informuar gjithashtu se testimet vazhdojnë në IKSHPK dhe të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Institutit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0