Finalja e botërorit me një skuadër nga Ballkani, çfarë mund të mësojmë nga Kroacia?

Finalja e botërorit me një skuadër nga Ballkani, çfarë mund të mësojmë nga Kroacia?

Shpesh thuhet se personalitetet e futbollit janë modele roli, ose të paktën duhet të jenë. Dhe kudo nëpër botë, për të gjithë tifozët e futbollit, sidomos në kompeticione kaq të mëdha sa Kupa e Botës, ekziston një model, qoftë futbollist i veçantë, qoftë skuadra në vetvete, me të cilin ata përfaqësohen dhe brohorasin.

Shqipëria dhe Kosova vetë mungonin në këtë kompeticion (asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e një Kampionati Botëror), por ndërkohë dy skuadra zemre munguan që në nisje: Italia dhe Holanda. Gjatë zhvillimit të këtij kompeticioni, i cili cilësohet si ‘Botërori i Çudirave’, të gjithë skuadrat të cilat ishin pretendente për fitore nga vlerësues dhe ekspertë të ndryshëm, zhgënjyen. Gjermania nuk e kaloi fazën e grupeve, Brazili u eliminua nga Belgjika, Spanja nga Rusia, Portugalia nga Uruguai.

“Magjia” ndodhi, Kroacia, pasi u kualifikua për në gjysmëfinale pas fitores ndaj Rusisë, “të zotëve të shtëpisë”; korri një tjetër fitore, atë që i dhuroi biletën e finales, falë rezultatit 2-1 me Anglinë në kohë shtesë.

Një skuadër nga Ballkani, Kroacia, është për herë të parë në një finale Botërori, basti 50/50 e së cilës është që të fitojë 38 milionë dollarë (çmimi i konfirmuar nga FIFA, 40% më shumë se sa ai i Kupës së mëparshme të Botës në Brazil 2014).

Çfarë mësojmë ne nga Kroacia?

Kroacia po shfaqet në finalen e parë të Kupës së Botës. Kroacia mundi Anglinë 2-1 falë golit të Mario Mandzukic në kohën shtesë. Kjo nuk ka qenë fitorja e vetme për Kroacinë, e cila fitoi dy ndeshje të tjera kundër Danimarkës dhe Rusisë përmes penalltive.

Kroacia hapi shanset gjatë Botërorit për ta fituar atë, gjë që asnjë parashikim nuk e kishte dhënë më parë apo gjatë kompeticionit. Atë që ekspertët e fushës theksojnë që Kroacia mund t’u mësojë të gjithë skuadrave të tjera është: shkathtësia, fryma e grupit dhe vendosmëri e hekurt.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0