Ikona “Kosova10” për dhjetëvjetorin e pavarësisë vendoset edhe në Gjakovë

Ikona “Kosova10” për dhjetëvjetorin e pavarësisë vendoset edhe në Gjakovë

Sot ka nisur shpërndarja e disa ikonave të mëdha nëpër qytete për 10 vjetorin e pavarësisë.

Ikonat #kosova10, që janë edhe hashtag zyrtar i këtij dhjetëvjetori, me rreth 8 metra gjatësi dhe rreth 1.5 metra lartësi është vendosur edhe në qytetin e Gjakovës.
Shpërndarjen e tyre e ka konfirmuar edhe Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë.
“Po, sot kanë nisur edhe zyrtarisht aktivitetet dhe dekorimet. Edhe komunave u është kërkuar që t’i nisin dekorimet prej sot. Gjithashtu, ka nisur edhe shpërndarja e 10 ikonave me hashtagun e dhjetëvjetorit, të cilat do vendosen në gjithsej 10 komuna, shtatë prej tyre në qytetet më të mëdha dhe në tri të tjera më të vogla”, ka thënë ai për “Telegraf”-in.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0