Qeveria deklarohet lidhur me iniciativën e Listës Serbe për themelimin e Asociacionit

Qeveria deklarohet lidhur me iniciativën e Listës Serbe për themelimin e Asociacionit

Zyra për media e kryeministrit Ramush Haradinaj, është deklaruar rreth iniciativës së Listës Serbe për themelimin njëanshëm të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në përgjigjen zyrtare për KosovaPress, thuhet se asnjë nismë e cila nuk është e bazuar në ligjet dhe procedurat demokratike të Republikës së Kosovës nuk do të implementohet dhe nuk do të respektohet.

“Asociacioni është obligim që Kosova e ka marrë në procesin e Brukselit dhe i cili do të implementohet në të ardhmen e afërt. Asnjë nismë, e cila nuk është e bazuar në ligjet dhe procedurat demokratike të Republikës së Kosovës, nuk do të implementohet dhe nuk do të respektohet”, thuhet në përgjigjen e zyrtarëve për informim të kryeministrit.

Ndryshe, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, përmes një takimi që është duke u mbajtur në Veri të Mitrovicës, ku të pranishëm janë të gjithë kryetarët serbë të komunave të Kosovës, ka thënë se më 20 prill serbët e Kosovës njëanshëm do ta themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0