Hoti themelon zyrë për ish-kryeministrin

Hoti themelon zyrë për ish-kryeministrin

Albin Kurti mund të rikthehet në qeveri për të zënë vend në një zyrë të destinuar për ish-kryeministrin e Kosovës, të themeluar nga kryeministri aktual Avdullah Hoti.

Kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti ka nënshkruar sot një rregullore për organizimin e vendeve të punës në Zyrën e Kryeministrit, përmes së cilës ka themeluar Zyrën e ish-Kryeministrit.

Bazuar në nenin 6 të kësaj rregulloreje, pika 1.19, parashihet themelimi i Zyrës së ish-Kryeministrit. Neni 6 i rregullores përcakton Zyrat dhe Divizionet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Hoti është shprehur optimist se me hyrjen në fuqi të Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit, do të rritet efikasiteti i punës në qeveri.

Kryeministri aktual u ka bërë thirrje ministrave që të përvetësojnë dhe zbatojnë këtë reformë.

“Me qellim që qeverisja të jetë efikase dhe e organizuar mirë, u kam kërkuar të gjithë ministrave ta kryejnë këtë reformë sa më parë dhe në përputhje të plotë me ligjin”, ka thënë Hoti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0