Hoti s’ka ndonjë recetë për zgjidhjen e krizës në vend, i gjen veç fajtorët

Hoti s’ka ndonjë recetë për zgjidhjen e krizës në vend, i gjen veç fajtorët

hefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se krizën politike në Kosovë e kanë thelluar qëndrimet kundërkushtetuese të Hashim Thaçit dhe mospajtimet e mëdha të koalicionit PDK-AAK-Nisma rreth taksës e dialogut me Serbinë.

“Angazhimi kundërkushtetues i presidentit për ta shtyrë përpara ‘korrigjimin e kufijve’, si dhe mospajtimet brenda “koalicionit të punëve të mëdha” PAN rreth taksës dhe dialogut me Serbinë, kanë bërë që të thellohet kriza institucionale”, ka thënë Hoti, raporton Express.

Sipas deputeti të LDK-së, Kosova aktualisht gjendet në pikën më të ulët të raporteve me SHBA-në, e ndërkohë thotë se ka ngecur edhe integrimi në BE.

“Si rezultat, raportet e Kosovës me partnerët janë në pikën më të ulët historikisht. Zbatimi i MSA-së ka ngecur. Njohje të reja nuk ka, ndërkaq po rrezikohen njohjet ekzistuese. Në veri të vendit nuk ka pushtet lokal që është ligjor dhe efektiv”, shton ai.

E për këtë situatë thotë se përgjegjësinë duhet ta mbajë shefi i kësaj Qeverie Ramush Haradinaj.

“Kjo gjendje nuk duhet të vazhdojë më tutje. Përgjegjësinë për këtë degradim duhet ta marrë ai që po e quan veten shef të PAN-it”, përfundon ai.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë duke refuzuar t’i bashkohen pushtetit në dialogun me Serbinë. Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, ditë më parë kishte deklaruar se partitë në pushtet duhet të dalin me një qëndrim të unifikuar sa i përket dialogut, dhe pastaj mund t’u drejtohen partive opozitare për unitet. /GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0