Hoti: Si mund të negociohet me dikë që e quan fabrikim masakrën e Reçakut?

Hoti: Si mund të negociohet me dikë që e quan fabrikim masakrën e Reçakut?

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuciq, se ‘masakra e Recakut është fabrikim”.

Hoti pyet se si mund të negociohet dikë që e mohon masakrën e Recakut dhe e quan atë të fabrikuar.

“Si mund të negociohet me dikë që e quan fabrikim masakrën e Reçakut?! Kështu ka deklaruar sot presidenti serb. Kjo është sikur të mohohet holokausti. Duhet të jemi unik dhe të kërkojmë reagim të fuqishëm nga e gjithë bota demokratike kundër këtyre deklarimeve të Beogradit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai thotë se do të duhet shumë kohë të kalojë, derisa Serbia të ketë politikanë që i pranojnë krimet e shtetit të tyre ndaj Kosovës.

“Është e qartë se do të na duhen vite dhe ndërrim të disa qeverive në Beograd para se atje politikanët t’i thërrasin ndërgjegjes për krimet e bëra në Kosovë nga shteti serb”, ka shtuar Hoti.

Shefi i GP të LDK’së thotë se vetëm atëherë Serbia e njeh Kosovës dhe mund të normalizohet raportet mes dy shteteve.

“Vetëm atëherë Serbia mund të bëjë hapin e madh për njohjen e shtetit të Kosovës dhe normalizim të marrëdhënieve. Deri atëherë ne nuk duhet të hyjmë në asnjë aventurë për të arritur ndonjë marrëveshje gjysmake”, thuhet në postimin e Hotit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0