“Harrohen” 8 mijë hektarët e demarkacionit

“Harrohen” 8 mijë hektarët e demarkacionit

Qeveria nuk krijon trupën punese për rishikim të kufijve. Nuk ka shpresa që Haradinaj t’ia kthejë hektarët Kosovës

Tre vjet debatuan për këtë pikë kufitare, plot drama e tensione u krijuan derisa u votua marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

Edhe ata që e kundërshtuan, votuan për këtë marrëveshje me zotimin se e njëjta do të rishikohet.

Por sot e asaj dite këto mbeten  vetëm fjalë.

Qeveria e Kosovës  duhet të caktojë një trup që do bëjë matjen e vijës kufitare me shtetin malazez, por kryeministri nuk po ngutet për të definuar fatin e rreth tetë mijë hektarëve të cilat janë kontestues mes Kosovës e Malit të Zi.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0