Haradinaj: Shkarkova shefin e AKI-së dhe ministrin e Brendshëm pasi fshehtas dëbuan shtetasit turq

Haradinaj: Shkarkova shefin e AKI-së dhe ministrin e Brendshëm pasi fshehtas dëbuan shtetasit turq

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kumtuar zyrtarisht shkarkimin nga detyra të shefit të AKI-së Driton Gashi dhe ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj, pas dëbimit të fshehtë të gjashtë shtetasve turq që iu dorëzuan Inteligjencës turke, pasi dyshoheshin se janë përkrahës të Fetullah Gylenit

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, si kryeministër i Republikës së Kosovës kam kërkuar lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Driton Gashi, dhe lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e ministrit të Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj”, thuhet në kumtesën e Kryeministrisë.

“Operacioni i ndërprerjes së lejeqëndrimit, i ndalimit, deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, ka ndodhur pa informimin e kryetarit të Qeverisë dhe pa lejen e tij!”, ka thënë Haradinaj.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0