Haradinaj: S’bëhet fjalë për ulje të pagave të Telekomit për 40 përqind

Haradinaj: S’bëhet fjalë për ulje të pagave të Telekomit për 40 përqind

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria është e hapur për të gjitha propozimet që mund të shkojnë për shpëtimin e Telekomit të Kosovës nga bankrotimi.

“Nuk është se Qeveria ka qejf të ulë paga dhe të merret me kriza, sepse kriza kemi në tërë vendim. Po na merr kohë të vlefshme kjo temë por duhet ta shpëtojmë këtë kompani. Nuk mund të lejojmë që të bankrotohet. Duhet ndërmarrë të gjitha veprimet. Ulja e shpenzimeve të tepërta, kontrolli i brendshëm – të ndalen humbjet dhe me mundësi edhe të uljeve të pagave”.

“Nuk mendoj se bëhet fjalë për 40 % ulje të pagave, mund të ulen 10 % për punëtorët dhe 20 për menaxhmentin. Nëse në planin biznesor kompania krijon profit mund t’i rrisim pagat prapë kur që ngrihet në këmbë të veta”

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0