Haradinaj pret që në Samitin e Berlinit të marrë sinjalin për liberalizim të vizave

Haradinaj pret që në Samitin e Berlinit të marrë sinjalin për liberalizim të vizave

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha sot se do të jetë pjesë e samitit në Berlin ku është edhe Serbia e pranishme.

Ai tha se pret që në këtë samit Kosova të marrë sinjalin për liberalizimin e vizave.

Këtë deklaratë Haradinaj e dha në Panairin Ndërkombëtar Prishtina 2019 i cili ka filluar sot.

Bashkë me presidentin Hashim Thaçi, në Samitin që do të mbahet më 29 prill në Berlin, do të shkojë edhe kryeministri Ramush Haradinaj /KsP.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0