Haradinaj kërkoi 358 mijë euro për Zyrën e tij në emër të komuniteteve

Haradinaj kërkoi 358 mijë euro për Zyrën e tij në emër të komuniteteve

Me këto ngritje duarsh, javën e kaluar shteti ka mbetur pa asnjë cent të Fondit Rezervë.

Qeveria, që ende udhëhiqet nga Ramush Haradinaj i AAK-së, ka ndarë miliona euro për kategori të ndryshme, dhe shumë prej tyre i ka marrë nga Fondi Rezervë i shtetit, të cilin e ka shterur plotësisht.

Gati një javë pas marrjes së vendimeve, deri në orën 19 të së hënës ato nuk kanë qenë të publikuara në faqen zyrtare të Qeverisë.

Por, KTV-ja ka arritur që t’i sigurojë të gjitha këto vendime.

Vendimi i fundit për kah renditja ka qenë kërkesa e Haradinajt që 358 mijë euro nga Fondi Rezervë t’i barten Zyrës së tij.

Në një arsyetim një-paragrafësh thuhet se këto mjete janë për programin 15600 –

Zyra për Çështje të Komuniteteve, kategoria subvencione e transfere.

Aty nuk jepet asnjë arsyetim konkret se për çka dhe kujt do t’i ndahen këto mjete.

KTV-ja ka kërkuar detaje për arsyet e alokimit të 358 mijë eurove në Zyrën e kryeministrit, por Zyra e Haradinajt nuk ka dhënë asnjë hollësi shtesë.

Ndërkaq, në po të njëjtën mbledhje, 390 mijë euro iu ndanë shoqatave të dala nga lufta, kryesisht për t’i çuar veteranët në banjë për rehabilitim.

Kurse, 70 mijë euro, po nga Fondi Rezervë, i janë ndarë Zyrës së Koordinatorit Nacional për Rini e Kulturë, ndonëse kërkesa ishte bërë për 146 mijë euro.

Këto mjete janë ridestinuar në kategorinë “mallra dhe shërbime”, ani pse Rexhep Hoti që udhëheq me postin e shpikur në këtë Qeveri, kishte thënë se ato janë përdorur për t’i shpërblyer nxënësit në garat e diturisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: