Hamza raportoi lidhur me shpenzimet e buxhetit

Hamza raportoi lidhur me shpenzimet e buxhetit

Ministri i Financave, Bedri Hamza gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Financa, ka thënë se çështja e përdorimit të mjeteve nga fondi i rezervës është ngritur nga ai. Sipas tij rezerva nuk e rrezikon stabilitetin fiskal.

“Nëse i referohemi historikut në 2016 janë shpenzuar 7 milionë, në 2017 janë shpenzuar 6 milionë”, ka thënë Hamza.

Sipas tij nuk janë shpenzuar më shumë në këtë qeveri. Janë shpenzuar për Flakën e janarit 54 mijë euro. Për festimin e pavarësisë 600 mijë euro. 50 për qind e rezervës janë shpenzuar për çështjen e KOSTT,-it.“Nëse nuk e kishim adresuar me kohë këtë çështje çka do të kishte ndodhur. Kemi pasur paralajmërim nga ETNOS për shkyçje nga sistemi. 120 mijë euro për familje të rrezikuar nga komuniteti egjiptian. 500 mijë për përvjetorin e Skënderbeut. Edhe në vitet e kaluara është shpenzuar nga rezerva njësoj me përjashtim të KOSTT-it. Ne kemi kërkuar që të bëhet planifikimi si duhet”,

Driton Selmanaj, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave ka pyetur se si është e mundur që rezerva shtetërore ka shkuar për ngjarje që e dinin se do të ndodhë.

“Për çka janë shpenzuar rezervat gjatë vitit 2017 dhe a keni planifikime se si do ta mbushni atë”, ka pyetur Selmanaj.

Dardan Molliqaj nga Grupi i Deputetëve të Pavrur ka thënë se çështja në KOSTT është alarmante dhe do tëshkaktoj probleme edhe tek termocentralet.

Hamza ka thënë se ZRRE-ja do të duhej ta njoftonte Kuvendin për çështjen e KOSTT pas vendimit të gjykatës për çështjen e ngritur nga Avokati i Popullit. Kjo çështje sipas tij do të zgjidhej me zbatimin e marrëveshjes për energji nga Serbia.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0