Grupi Parlamentar i LDK’së mblidhet në ora 13:00 për mocionin

Grupi Parlamentar i LDK’së mblidhet në ora 13:00 për mocionin

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot lidhur me nisjen e mbledhjes së nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se mbledhja e Grupit Parlamentar do të mbahet sot në orën 13:00 në Kuvend të Kosovës.

“Sot kemi mbledhjen e Grupit Parlamentar, duke filluar nga ora 13:00. Aty vendosim dhe ju tregojmë. Mbledhjen do ta mbajmë në sallën e Grupit Parlamentar në Kuvend”, ka deklaruar ai për EO.

Pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme nga kryeministri Albin Kurti, LDK-ja ka propozuar inicimin për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë.

Kundër këtij mocioni në mbledhjen e djeshme të kryesisë së LDK-së ka votuar kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe ka abstenuar ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit i Qeverisë Kurti, Lumir Abdixhiku.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0