Gruaja dhunohet nga pesë meshkuj në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë për pesë ditë

Gruaja dhunohet nga pesë meshkuj në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë për pesë ditë

Një grua ka raportuar në polici se një i dyshuar pa dëshirën e saj e kishte dërguar në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë, ku më pas ishte dhunuar edhe nga katër persona tjerë.

Sipas saj, të dyshuarit e kishin detyruar të konsumonte edhe substanca narkotike, nga data 30 prill deri më 5 maj.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti po hetohet, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM/Prishtinë, 30.04.2021/05.05.2021.  Ankuesja femër kosovare është paraqitur në stacion të policisë dhe ka raportuar se më datë 30.04.2021 e kishte takuar të dyshuarin,  i cili pa dëshirën e saj e kishte dërguar atë në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë dhe së bashku me katër persona të tjerë meshkuj dyshohet se e kishte dhunuar dhe kishte detyruar të konsumonte substanca narkotike deri më datë 05.05.2021. Me urdhër të prokurorit kujdestar është inicuar rasti dhe është duke u hetuar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0