Gratë deputete më të përgjegjshme se burrat

Gratë deputete më të përgjegjshme se burrat

Në mungesë të kolegëve deputet burra e pati të pamundur që të fillojë punën Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, raporton EkonomiaSot.

Të pranishme në komision ishin vetëm anëtaret gra të komisionit.

“Pa dasht me i paragjyku kolegët deputetë, ata të cilët kontaktova në telefon janë të zënë dhe më vjen keq që në mungesë të kuromit nuk po mundemi me i kry detyrat tona,” është shprehur kryetarja e Komisionit, Sala Berisha Shala.

Sipas saj, po shihet që gratë deputete janë ato që gjithmonë gjejnë kohë për të kryer detyrat që ja ka besuar qytetari.

Në komisioni ka qenë e paraparë që të shqyrtohet raporti vjetor i Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2017.

Përfaqësues të këtij autoriteti ishin prezent sot në komision.

Në rend dite ishte edhe shqyrtimi i Raportit me amendamente i Projektligjit për Miniera dhe minerale.EkonomiaSot.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0