Gjoni: Ideja për korrigjim kufijsh është mashtrimi i radhës që Serbia i’a bën Thaçit

Gjoni: Ideja për korrigjim kufijsh është mashtrimi i radhës që Serbia i’a bën Thaçit

Eksperti i së Drejtës Kushtetuese, Roland Gjoni,  përmes një postimi të gjatë në profilin e tij në “Facebook” , ka paraqitur pesë mashtrimet gjigante të diskursit mbi korrigjimit të kufijve. Sipas tij ideja pë korrigjim të kufijve nuk ka ardhur nga SHBA-të e as nga BE-ja , por nga Serbia e cila përmes idesë për korrigjim të kufinjve tenton të blejë kohë që t’i shmanget njohjes së shtetësisë së Kosovës, dhe t’i parandalojë edhe shtetet qv nuk e kanv njohur ta bëjnë një gjë të tillë.

Postimi i plotë:

Per ti vene pikat mbi “i” eshte mire te kuptohen 5 mashtrime gjigande te diskursit mbi korrigjimin e kufijve.

1. Shkembimi i territoreve nuk eshte rezultat i ndryshimit te politikes se SHBA-se dhe BE-se por burimi i propozimit eshte deshira e lidershipit serb per te shmangur njohjen e shtetesise se Kosoves edhe per nje kohe te pacaktuar. Pra origjina e propozimit nuk eshte as ne Bruksel, as ne Washington as ne Prishtine por ne Beograd dhe arsyeja themelore eshte renia e interesit nderkombetar per Ballkanin dhe Kosoven.

2. Shkembimi i territoreve nuk eshte finalja e madhe. Per Serbine nuk eshte me rendesi sa zgjat korrigjimi por vetem hapja e procesit i sjell perfitime te menjehereshme. Cdo proces dypalesh ose konference nderkombetare qe i paraprin njohjes se ndersjellte e pezullon shtetesine dhe subjektivitetin nderkombetar te Kosoves. Nderkohe ne arenen nderkombetar Serbia projektohet si shtet fleksibel, pa tabu dhe pa vija te kuqe.

3. Shkembimi i territoreve nuk i siguron Kosoves anetaresim ne OKB sepse kjo nuk varet nga Serbia. Eshte mashtrim klasik se Rusia dhe Kina do te pranojne cdo zgjidhje per te cilen palet bien dakord. As nuk ka Rusia interesa te njejta me Serbine ne Ballkan dhe as nuk eshte e detyruar Kina te heqe veton per tema ku Kina ska kurrfare perfitimi.

4. Shkembimi i territoreve nuk siguron perspektive te qarte te Kosoves ne BE. Eshte mashtrim klasik qe Spanja dhe shtetet e tjera mosnjohese duke pare dashurine e madhe mes lidereve te Kosoves dhe Serbise do te pranojne Kosoven dhe te shpejtojne integrimin e saj. E verteta eshte se Serbise i shpejtohet procesi i integrimit sic ka ndodhur prej 2011 deri me sot ndersa Kosova e ka te paqarte te ardhmen evropiane ne gjendjen aktuale te BE-se.

5. Shkembimi i territoreve nuk i hap rrugen bashkimit. Kufizimet e Ahtisaari dhe ndalesa per bashkimin e Kosoves me shtete te tjera pritet te mbetet ne fuqi si pjese e garancive per ruajtjen e stabilitetit ne Bosnje dhe Maqedoni. Eshte teme tjeter a kane plan dhe kapacitet shqiptaret per te shkuar drejt bashkimi perkunder kufizimeve nderkombetare por me rendesi eshte te dihet qe nuk hiqet kufizimi qe ka pranuar Kosova ne 2008 nga ky proces.

Cka mund te thuhet me siguri eshte se Serbia pret nga Kosova te beje leshime te reja pa u detyruar ta njohe Kosoven ne fund te procesit nderkohe qe Kosova pret nga Serbia favore qe nuk i ka ajo ne dore por i ka Rusia, Kina ne OKB dhe 5 shtetet mosnjohese ne BE.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0