Gjendet i vdekur një person në Vushtrri

Gjendet i vdekur një person në Vushtrri

Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Vushtrri.

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës në Vushtrri, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Viktima është gjetur pa shenja jete në një paradhomë të banesës së tij.

“Vushtrri 29.03.2021 – 15:53. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete, në një paradhomë të banesës së tij”, ka bërë të ditur policia.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0