Gërxhaliu: Mospërdorimi i rripit të sigurisë shkaktari i shumicës së vdekjeve në komunikacion

Gërxhaliu: Mospërdorimi i rripit të sigurisë shkaktari i shumicës së vdekjeve në komunikacion

Mbi 90 për qind e rasteve të vdekjeve në komunikacion kanë si shkaktar mospërdorimin e rripit të sigurisë, tha drejtori i Institutit të Mjeksisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, raporton EkonomiaSot.

” …po e them me përgjegjësi të plotë se mbi 90 për qind të rasteve të vdekjeve në komunikacion ndodhin për shkak të mospërdorimit të rripit të sigurisë. Po të kishin rripin të vendosur sot personat e vdekur do të ishin të gjallë”, tha Gerxhaliu.

Ai gjithashtu tha se gjykatat nuk po i sjellin të gjitha rastet e aksidenteve për autopsi duke arsyetuar këtë, kinse familja nuk dëshiron.

Këto komente Gerxhaliu i bëri gjatë prezantimit të trajtimit të aksidenteve në aspektin mjekoligjor në tryezën me temë “Numri alarmant i të lënduarve të lehtë në aksidente të komunikacionit”, të organizuar nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës. /EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0