Geci publikon një letër, thotë se i është dërguar nga Hashim Thaçi për komunikatën nr. 59

Geci publikon një letër, thotë se i është dërguar nga Hashim Thaçi për komunikatën nr. 59

Ish-ushtari i UÇK’së, Gani Geci ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, një letër që, sipas tij, është dërguar nga ish-presidenti Hashim Thaçi në emër të ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së për komunikatën nr.59.

Sipas Gecit, kjo letër është shkruar më 27 dhjetor të vitit 2018.

“Kjo komunikatë për shtyp  është  e shkruar me datën 27.12.2018 ndersa me datën 11 shkurt 2019 Hashim Thaçi më ka kërkuar edhe ndjesë publike përmes Radio Televizionit të Kosovës-RTK.

Në ketë komunikatë për shtyp vetë anëtarët  e pranojnë se për 20 vite kam qenë i lëndar moralisht,shpirtërisht unë dhe familja ime ndersa une kam qenë edhe fizikisht i plagosur”, ka shkruar Geci./Express

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0