Forumi i parë ekonomik në mes të Kosovës dhe Danimarkës organizohet në qershor

Forumi i parë ekonomik në mes të Kosovës dhe Danimarkës organizohet në qershor

Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Minsitrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ambasadën e Danimarkës në Zagreb kanë filluar përgaditjet për organizimin e Forumit të parë ekonomik në mes të Kosovës dhe Danimarkës që do të mbahet më 08.06.2018 në Prishtinë.

Kështu u vendos dje në një takim të organizuar në Odën Ekonomike të Kosovës ku ishin të pranishëm të gjithë akterët, me ç’rast Ambasada e Danimarkës ishte e përfaqësuar nga Zarko Masanovic udhëheqës I departamentit të tregtisë pranë kësaj Ambasade në Zagreb.

Përvoja e Danimarkës në qëndrueshmëri ekonomike dhe zhvillim të përgjithshëm është e mirëseardhur për rrugëtimin e Kosovës bazuar në këto përvoja drejt ardhmërisë.

Takime të tilla janë një mundësi e mirë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik i cili bazohet edhe në raporte shumë të mira politika në mes të dy shteteve mike.

Sektorët në të cilat do të funksionojnë në këtë forum janë të rëndësisë te pakontestuar që kanë të bëjnë me avancim të partneritetit publiko-privat, ambientalizëm, urbanizëm, planifikim dhe në efiçiencë të energjisë, ajo cka është interesante është mobilizimi i bazuar në përvojën e Danimarkës sa i përket planifikimit urban ku komunat e Kosovës kanë nevojë për një transfer të perbojave te tilla.

Do të prezentohen edhe raste konkrete të përvojave me standarde ndërkombëtare në këto fusha dhe do të organizohen takime B2B (biznes me biznes) me qëllim që sektori privat dhe ai publik të shfrytëzoi përvojat e zhvillimit nga një ndër shtetet më të zhvilluara në Evropë, siç është Danimarka.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0