FOL: Qeveria ka realizuar vetëm 64 për qind të planit të punës gjatë 2018-ës

FOL: Qeveria ka realizuar vetëm 64 për qind të planit të punës gjatë 2018-ës

Qeveria e Kosovës ka realizuar vetëm 64 për qind të Planit të punës gjatë vitit që kemi lënë pas, ka konstatuar Lëvizja Fol.

Pas monitorimit që i ka bërë Planit të Punës, Fol të dielën ka prezantuar raportin në të cilin ka konstatuar se 36 për qind të punëve nuk janë kryer brenda afatit.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal sipas Fol është ministria e vetme që ka realizuar 100 për qind të planit të punës, raporton Koha Ditore.

Ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka rezultuar me nivelin më të ulët të përmbushjes së aktiviteteve të parapara gjatë 2018-ës, përkatësisht vetëm 35 për qind të realizimit të planit.

Sipas Mexhide Demolli-Nimanit nga kjo Lëvizje, Ministria e Arsimit, e Punëve të Jashtme, e Integrimeve Evropiane dhe ajo e Tregtisë dhe Industrisë nuk janë përgjigjur në pyetësorin e Fol-it.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0