“Fëmijët nga gjashtë vjeç duhet të vendosin maska në shkolla”

“Fëmijët nga gjashtë vjeç duhet të vendosin maska në shkolla”

Mjekët francezë kanë thënë se fëmijët të moshës nga gjashtë vjeç duhet të vendosin maska në shkollë nëpër të gjithë vendin derisa po bëhen përgatitjet për rihapjen e shkollave pas pushimeve verore këtë të martë.

Kjo thirrje vjen në kohën kur miliona fëmijë në Francë i kthehen bankave shkollore ndërsa numri i rasteve me COVID-19 në vend ka pësuar rritje, raporton Euronews.

Deri me tani, fëmijët nga mosha 11 vjeç  janë të detyruar të vendosin maskë mbrojtëse dhe kufizimet mbesin për tubimet publike dhe private në Francë, ndërsa shkollat po përgatitën të hapen pothuajse në gjendje normale.

Por jo të gjitha shkollat në Francë do të rikthehen si zakonisht. Ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer, tha të hënën se disa klasë nuk janë të gatshme t’i pranojnë fëmijët në bankat e tyre dhe ato do të qëndrojnë të mbyllura.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0