“Fatmir Limaj më kërkoi t’i jepja tender dhe t’ia punësoja dhëndrin”

“Fatmir Limaj më kërkoi t’i jepja tender dhe t’ia punësoja dhëndrin”

Bajram Hasani nga AAK-ja, ka folur për arsyet që u largua nga ish partia e tij Nisma Socialdemokrate, gjë që solli edhe largimin e tij nga posti i Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë.

Hasani në një intervistë në Magazina Zgjedhore drejtoi akuza ndaj kreut të Nismës, Fatmir Limaj.

“Fatkeqësisht qysh në tremujorin e parë kemi pasur probleme, në atë kohë me liderin. Më kujtohet një rast, po e them sot për here të pare, më ftoi në zyrë dhe me tha se ishte një konkurs në Agjencionin KIESA – nëse nuk gaboj – dhe me tha t’ia marrë dhëndrin në pune ishte me koeficient 8 dhe djalë qe donte ta punësonte nuk i plotësonte kushtet. Unë i thash nuk mundem ta bëjë këtë. Limaj më tha se duhet ta bëja patjetër. Unë natyrisht nuk e bëra”.

Rasti tjetër lidhet me të njëjtin familjar, me dhëndrin, me ka kërkuar t’i jepet një tender që kishte të bënte me grurin, për firmën në fjalë është ‘Barileva’. Unë kam refuzuar dhe kam kundërshtuar”.

Hasani tha se këto ishin fillet e problemeve që kulmuan me daljen e tij nga partia.

Ai gjithashtu tha se ditët në vijim do të sjellë edhe më shumë detaje lidhur me problemet dhe përplasjet që kishte pasur në të kaluarën.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0