Familjet me asistencë sociale do të përfitojnë 100 euro shtesë për muajin nëtor dhe dhjetor

Familjet me asistencë sociale do të përfitojnë 100 euro shtesë për muajin nëtor dhe dhjetor

Qeveria e Kosovës ka marr vendim që t’ua ndajë nga 100 euro shtesë të gjithë pensionistet për muajin nëntor. Ndërsa, për muajin nëntor e dhjetor dyfishohen pagesat e përfituesve të skemave sociale.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se nga ky vendim do të përfitojnë 300 mijë familje.

Duke konsideruar rrethanat të cilat kanë ndikuar në ekonominë e Kosovës, Ministria e Financave në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike ndaj pandemisë COVID-19, mbështetja 3.2 për pensionistët propozon ndarjen e 30 milionë eurove në ndihmë të skemave pensionale

“Me këtë vendim, synohet mbështetja e kategorive më të cenueshme, pra do të ndajmë 100 euro shtesë për nga skema pensionale që paguan shteti, për deri sa pensioni nuk kalon 500 euro, përkatësisht 300 mijë familje do të përfitojnë nga kjo masë. Do të përfitojnë 200 mijë familje dhe 20 mijë familje nga pensionet e luftës dhe 30 mijë pensionist të kategorive të tjera”, ka shtuar ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0