Familjarët po presin shpjegime nga kryeministri, besojnë që gylenistët ende nuk janë deportuar

Familjarët po presin shpjegime nga kryeministri, besojnë që gylenistët ende nuk janë deportuar

Familjarët e gjashtë shtetasve turq të arrestuar gjatë ditës së djeshme në Kosovë, kanë mbetur rrugëve duke pritur informacione nga kryeministri, Ramush Haradinaj, se ku momentalisht mund të ndodhen ata

Familjarët e gylenistëve besojnë se ata ende nuk janë dëbuar për në Turqi. Sipas tyre, këta gjashtë shtetas turq ndodhen në Aeroport ose brenda Ambasadës së Turqisë në Prishtinë.

Një takim ndërmjet avokatëve të këtyre familjeve dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme.

“Na po kërkojmë takim me kryeministrin Haradinaj, jemi të bindur se janë të pafajshëm edhe po kërkojmë lirimin e tij. Ne që nga dita e djeshme nuk dimë asgjë për fatin e tyre, duam të dimë çka po ndodh me ta, ku ndodhen”, thotë për Express bashkëshortja e Mustafa Erden, Nevin Erden.

“Dje kur ka dalë prej shtëpisë në 8:30, më nuk di asgjë për fatin e tij. Janë arrestuar prej Policisë së Kosovës. Nga fotografitë që kanë qarkulluar në media shihet se situata nuk është e mirë. Po kërkojmë nga Haradinaj të na tregojë për ta ose të na mundësojnë të bisedojmë me ta përmes telefonit”, përfundoi ajo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0