Emisari francez tregon se ka ardhur me një porosi për Kurtin

Emisari francez tregon se ka ardhur me një porosi për Kurtin

Ka filluar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe emisarëve specialë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.

Ky takim po mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Emisari francez Emmanuel Bonne, para takimit, ka thënë se në Kosovë kanë ardhur për t’i sjellë një porosi të veçantë kryeministrit Kurti.

“I kemi sjellë porosi të veçantë kryeministrit, për këtë arsye kemi ardhur”, ka thënë Bonne.

Në takim është parë edhe ambasadori gjerman në vendin tonë Christian Heldt.

Delegacioni franko-gjerman përbëhet nga këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne.

Vizita e këshilltarëve të dy njerëzve më të pushtetshëm të Evropës vjen në një kohë kur është shtuar presioni për heqjen e taksës dhe rinisjen e dialogut me Serbinë.

Vetë kryeministri Kurti kërkon që Bashkimi Evropian të luajë rolin e tij në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht dallimeve që ekzistojnë mes vendeve anëtare.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: