Elez Blakaj – “Kush i shërben drejtësisë do të jem i gatshëm ta përkrah”

Elez Blakaj – “Kush i shërben drejtësisë do të jem i gatshëm ta përkrah”

Pasi u përmend thuajse çdo ditë emri i tij nga partitë politike në këtë parafushatë, Prokurori Elez Blakaj, i cili tashmë gjendet në Amerikë, është lajmëruar përmes një postimi në Facebook.

Prokurori i dorëhequr Blakaj, që kishte ngritur aktakuzë për fryrje të listave të veteranëve të rrejshëm, u përmend fillimisht nga kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, që garon për postin e kryeministrit, i cili tha se sapo ta fitojë këtë post, do ta kthejë në Kosovë Blakajn.

Blakaj, përmes këtij mesazhi në facebook, ka thënë se s’dëshiron të bëhet pjesë e kësaj fushate e as pjesë e politikës, por në një vend thekson se “e konfirmon se çdo veprim i ndërmarrë nga kushdo qoftë, i cili do t’i shërbej drejtësisë dhe përmirësimit të saj do jem i gatshëm ta përkrahë”.

E kujton madje një thënie të Esat Stavilecit që thotë “Më shumë e përkrahi politikën e cila i ka rrënjët në drejtësi se sa drejtësinë e cila i ka rrënjët në politikë”.

Lidhur me pozitën e Kryeprokurorit, thotë Blakaj, të gjithë e dimë se ka kritere, rregulla dhe procedura të veçanta (sepse është pushtet i ndarë) dhe askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund ta caktoj dikë në këtë pozitë sepse nuk është pjesë e ekzekutivit.

“Andaj nese dikush tjetër e ka kuptuar ndryshe dhe mendon se është e mundur, e ka plotësisht gabim. Ashtu qe sekseret mos të lodhen dhe as mos të frikësohen se nuk kanë nevojë të harxhojnë energji për ndonjë arsyetim, se Leken aty e kanë… Ashtu që nese, do këtë vullnet për Veting (heret apo vonë) dhe do aplikohet parimi i Meritokracisë jam i sigurt se zgjedhje do kishte mjaftë për çdo pozitë!”, thotë Blakaj.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Elez Blakajt:

Kohë fushate e çfarë nuk dëgjon njeriu!

Fatmirësisht që edhe në Kosovën tonë të dashur secili ka të drejtë ta shprehë mendimin e vet, pavarësisht për çka dhe në çfarë cilësie flet, por në të njëjtën kohë përmes atij mendimi na tregon edhe çfarë përfaqëson!

Në Kosovë kemi një realitet të çuditshëm! Po t’i dëgjosh partitë politike kur flasin për rend dhe ligj dhe kundër korrupsionit, të mbushet mendja se qytetari i ka fajet, sepse partitë politike për vetveten secila mbetët e pastër, madje e citojnë vetveten edhe si shembull!!! Krejt çfarë duhet bërë partitë politike sot për drejtësinë, është që të mos vazhdojnë ta bëjnë të njëjtën gjë siç e kanë bërë deri me sot dhe te tregojnë vullnet politikë për pastrim (VETING) nga ekspert te pavarur ndërkombëtarë, në mënyrë qe ata/ato i cili nuk e kalojnë vetingun të mos thirren në PERSEKUTIM!

Për të ardhur keq për personat e “pavarur” të cilët po transformohen e riciklohen për përfitime të ulëta në këtë kohë, e aq më shumë kur flasin për “Drejtësi”, edhe pse askush më mirë se ata nuk e din të vërtetën! Personat e tillë ta kujtojnë atë garuesin i cili noton në drejtim të rrjedhës se ujit dhe i gëzohet faktin se arriti ta kryej garën i pari, plotësisht i vetëdijshëm se gara DUHET të zhvillohet në anën e kundërt të rrjedhës se ujit!

Në drejtësi, “nuk mund te vish tek e drejta në mënyrë të pa drejtë”, e këtë duhet ta ketë parasysh secili që thirret, përfaqëson dhe zbaton drejtësinë. Në anën tjetër Meritokracia në Kosovë është standard i lartë – fatkeqësisht, e them këtë sepse personat “jokompetent” në Kosovë, jashtë vendit po konsiderohen të vlefshëm dhe investim i gatshëm për treg- E TMERRSHME!!!

Në asnjë mënyrë nuk dua të bëhem pjesë e fushatës parazgjedhore, mirëpo e ndjej obligim për të sqaruar disa paqartësi lidhur me pyetjet dhe kërkesat e shumta nga ana e gazetarëve te ndryshëm ditëve të fundit, lidhur me faktin se emri im është përmendur gjatë kësaj fushate në kontekste të ndryshme, nga pozita e kryeprokurorit e madje deri ne atë nivel “se paskam kryer vepër penale” sepse paskam dhënë dorëheqje përderisa detyrën jam zotuar ta kryej nën betim!

  • Kjo e fundit aq sa është tragjike është edhe qesharake …. por me sportivitet po i përgjigjem kësaj pyetje: Kur t’i kryeni dorëheqjet tjera nën betim mirësevini edhe tek unë…!
  • Lidhur me pozitën e Kryeprokurorit, të gjithë e dimë se ka kritere, rregulla dhe procedura të veçanta (sepse është pushtet i ndarë) dhe askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund ta caktoj dike në këtë pozitë sepse nuk është pjesë e ekzekutivit. Andaj nese dikush tjetër e ka kuptuar ndryshe dhe mendon se është e mundur, e ka plotësisht gabim. Ashtu qe sekseret mos të lodhen dhe as mos të frikësohen se nuk kanë nevojë të harxhojnë energji për ndonjë arsyetim, se Leken aty e kanë… Ashtu që nese, do këtë vullnet për Veting (heret apo vonë) dhe do aplikohet parimi i Meritokracisë jam i sigurt se zgjedhje do kishte mjaftë për çdo pozitë!
  • Po ashtu jam i vetëdijshëm se shumë kush ka pritur që do ta bëjë lëvizje në drejtim të politikës, mirëpo e konfirmoj se nuk kam pasur dhe nuk kam synime të tilla, sepse si përfaqësues i drejtësisë ASNJEHERE NUK MUND TE JESH I PAVARUR DHE I PAANSHËM NE SY TË QYTETARIT, pavarësisht pjekurisë profesionale. Poashtu, e konfirmoj se çdo veprim i ndërmarrë, NGA KUSHDO QOFTË, i cili do t’i shërbej drejtësisë dhe përmirësimit të saj do jem i gatshëm ta përkrahë, sepse kjo ma kujton edhe një thënie te Dr. Prof. Esat Stavilecit i cili thoshte “Më shumë e përkrahi politikën e cila i ka rrënjët në drejtësi se sa drejtësinë e cila i ka rrënjët në politikë”!
  • Ndërsa lidhur me kthimin tim “e di që shumë kush e mirëpret e gëzohet”, jam deklaruar më heret për këtë çështje!

Në përfundim, përveç miqve dhe qytetarëve te shumtë, dua t’i përshëndes hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët të cilët në vazhdimësi po me shkruajnë dhe po interesohen, e për këtë ju falënderoj dhe u jam mirënjohës!

Me respekt,

Elezi

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0