Ekonomia shqiptare ‘nën pushtetin’ e koronavirus: 25 mln € në ditë humbje

Ekonomia shqiptare ‘nën pushtetin’ e koronavirus: 25 mln € në ditë humbje

Vetëkarantinimi pa afat i shoqërisë shqiptare, me mbylljen pa afat të bareve, restoranteve, fabrikave dhe bizneve, si masë drastikë nga ana e qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ka nisur të japë efekte të menjëhershme në ekonomi. Sektorët më të prekur deri tani janë: transporti baret dhe restorantet, fasoneritë dhe call-centerat. Nga 50 milion euro në ditë që qarkullojnë të gjitha këto biznese, me 50% rënie të shitjeve, sipas statistikave zyrtare INSTAT kjo shifër ka shkuar në 25 milion euro.

Ekonomia Shqiptare ka hyrë në një territor të paeksploruar, për shkak të paralizimit të pothuajse të gjitha aktiviteteve në vend, me synim frenimin e përhapjes së koronavirusit, që nuk dihet sa do të zgjasë.

Shumë biznese janë mbyllur, sidomos baret e restorantet, ndërsa të tjerat po punojnë me kapacitete minimale. Konsumatorët kanë frenuar konsumin, përveç blerjeve të domosdoshme.

Ndërmjarrjet eksportuese, pasi u goditën nga Italia, partner tregtar nga më të rëndësishmit për Shqipërinë, tashmë kanë probleme me vazhdimin e prodhimit për shkak të mos-ardhjes në punë të punonjësve.

Pjesa më e madhe e bizneseve kanë raportuar rënie të aktivitetit me 70%, ose dhe mbyllje të përkohshme. Ndonëse është ende herët për t’u kryer një bilanc, nëse merret në konsideratë një reduktim prej 50% të aktivitetit ekonomik në vend, kjo do të sillte të ardhura të mangëta prej të paktën 25 milion eurosh në ditë.

Kompanitë ajrore, të cilat realizojnë fluturime direkte me Italinë, do të preken me të ardhura të munguara në pasqyrat e tyre financiare mujore, me rreth 18 milionë deri në 20 milionë euro. Sipas Etleva Hoxhës, administrators së kompanisë “Albaëings”, efekti I humbjeve financiare do të mbartet për një periudhë më shumë se një vjeçare.

Në total, të ardhurat mujore të sektorit të transportit, sipas shifrave të INSTAT, janë 28 milionë euro. Duke përfshirë këtu mbylljen e sektorit të transportit të brendshëm dhe ndërurban, lëvizjen e trageteve dhe 20 milionë euro në transportin ajror, humbjet për sektorin e transportit llogariten rreth 25 milionë euro. Duhet përmendur se sipas Shoqatës së Transportit vetëm nga mosrimbursimi i biletave për shtresat e margjinalizuara humbjet janë 3 milionë dollarë në muaj. Humbjet e bareve dhe restoranteve, të cilat sipas INSTAT janë 18 mijë të tilla në të gjithë vendin, tashmë kanë arritur shifrën 70%.

Ekspertët kontabël kanë llogaritur që për sektorin fason, i cili gjeneron 18 milion euro të ardhura në muaj, humbjet do të arrijnë shifrën 70%, që përkthehet në 13 milion euro, ndërsa bizneset e call-centerave për shkak të karantinimit drastik dhe gjendjes së emergjencës në Itali si treg kryesor i aktivitetit call-center-ave, po rrezikojnë falimentin. /abcnews

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0