Edhe Rusia kërkon të përfshihet në dialog nëse SHBA bëhet pjesë e këtij procesi

Edhe Rusia kërkon të përfshihet në dialog nëse SHBA bëhet pjesë e këtij procesi

Konstantin Kossatschow, kryetari Këshillit për Politikë të Jashtme i Federatës ruse, ka thënë se nuk kanë njohuri se çka ka ndodhur në Samitin e Berlinit dhe as çka do të ndodhë në Paris më 1 korrik.

Mirëpo, Kossatschow ka thënë se nëse SHBA bëhet pjesë e dialogut Kosovë-Serbi të njëjtën do ta kërkojë edhe Moska.

“Rusia kurrë s’ka refuzuar të marrë pjesë në dialog. Ne kemi shumë pyetje lidhur me iniciativën e fundit për takimin në Berlin më 29 prill. Ne s’e dimë pse është mbajtur ai takim dhe pse është thirrur tjetri në Paris. Kosova po kërkon që në dialog të jetë SHBA-ja. Ndoshta kjo është e arsyeshme, por në këtë rast duhet të përfshihet edhe Rusia”, ka thënë Kossatschow për RTS.

Ky zyrtar rus ka thënë se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të gjendet me mjete politike e jo ushtarake.

“Zgjidhjen duhet ta arrijnë vetëm Serbia e Kosova”, ka shtuar ai.

Në Samitin e Berlinit s’kishte marrë pjesë asnjë zyrtar rus dhe as amerikan.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ishte tmerruar kur e ka kuptuar se askush nga amerikanët s’është përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi.

Amerika përmes këshilltarit të Trumpit për Siguri, John Bollton kishte kërkuar disa herë të arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi. Ky zyrtar amerikan s’e ka përjashtuar as ndryshimin e kufijve si marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0