Pas publikimit të djeshëm të raportit të Bankës Botërore, ku u tha se u humbën 17 mijë vende pune, Qeveria ka lëshuar një reagim të ashpër duke e quajtur raportimin si të pavërtetë. Madje duke pretenduar se papunësia është zvogëluar për 1%.
Pak më parë raportuam se raportet e Trustit e konfirmonin se kishte humbje të vendeve të punës gjatë vitit 2018.
EkonomiaSot mëson se edhe Agjencia e Statistikave e Kosovës e thotë të njëjtën gjë. Në vitin 2018 në Kosovë numri i të punësuarve u zvogëlua për 8 mijë persona.
Nga tabela më sipër shihet se numri i të punësuarve është zvogëluar nga 357 mijë sa ishte në vitin 2017, në 349 mijë persona në fund të vitit 2018. /EkonomiaSot
COMMENTS