Edhe 35 raste të reja me koronavirus në Ferizaj

Edhe 35 raste të reja me koronavirus në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka njoftuar për 35 raste të reja me koronavirus. Sipas njoftimit për media, numri ka shkruar në 55 të infektuar në këtë komunë.

“E pritshme, shkon në 55 numri i të infektuarve me CoronaVirus në Ferizaj, konfirmohen edhe 35 raste të reja pozitive Rezultatet e pranuara pak çaste më parë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, konfirmuan se edhe 35 ferizajas janë të infektuar me virusin COVID-19 duke çuar numrin e përgjitshëm të ferizajasve të prekur në Ferizaj në 55. Të gjithë personat e konfirmuar pozitiv me COVID-19 janë kontakte familjare, kolegë e kontakte të këtyre të fundit (palë të treta) nga rastet e fundit të konfirmuara pozitive me virusin COVID-19. Këto rezultate vendosin Ferizajn në mesin e komunave ku ekziston numri më i lartë i të infektuarve me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.

Komuna tutje ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

“Ka disa javë që institucioni i Komunës përmes Shtabit Emergjent po apelon për qëndrim në shtëpi, ju lutemi bashkëqytetarë, kjo është e vetmja rrugë, e vetmja masë që të shmangim valën e frikshme të infeksionit në shkallë të gjerë në Ferizaj. Mjekët e infemierët po derdhin djersën e tyre që situatën ta mbajnë në kontroll, shtabi emergjent ka aktivizuar gjithë levën institucionale preventive, vazhdimisht po kontaktohen qytetarë nga lista e kontaktit të të infektuarve, andaj mbetet vetëm të shmangni panikun e të qëndroni në shtëpi, gjithçka do të kaloj së shpejti.

Duke qëndruar në vetizolim, me kujdesin maksimal për shëndetin, urojmë shërim të shpejt për të gjithë të infektuarit me COVID-19 në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: