Edhe 14 raste pozitive me koronavirus në Prizren

Edhe 14 raste pozitive me koronavirus në Prizren

Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Prizren të dielën mbrëma ka njoftuar se pas testimeve të bëra, 14 persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në Prizren.

“Edhe 14 raste pozitive me koronavirus në Prizren. Njerëz të mirë, të kthehemi kah vetja, të mbrojmë veten dhe të tjerët. Rrini në shtëpi, më mirë do ta kemi!”, thuhet në njoftimin e QRShP-së.

Edhe drejtues të institucioneve shëndetësore në Prizren për mediat lokale kanë bërë të ditur se nga 26 personat që janë testuar të dielën, 14 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, raporton KOHA.

Sipas tyre, 14 personat e infektuar, janë familjarë të 4 të infektuarve të fundit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: