E dini se çfarë është “Kutia e Pandorës”

E dini se çfarë është “Kutia e Pandorës”

Zeusi modeloi një zonjushe prej tokës dhe ujit, dhe i dha asaj një zë dhe fuqi njerëzore. Pastaj Zotat i bënë asaj shumë dhurata. Athinaja i mësoi asaj zeje, Afërdita i dhuroi “hijeshi në kokën e saj” si edhe “dëshirë të zjarrtë therëse dhe ankth konsumues”, ndërsa Hermesi i dha një mendje “bushtre”, dhe një natyrë të pandershme”. Zonjusha pastaj u vesh dhe u zbukurua nga Zotat. Ndërsa zonjusha ishte ngarkuar me dhunti të shumta nga Zotat, ajo u quajt Pandora, që fjalë për fjalë do të thoshte “gjithë dhunti”.

Pandora ishte me të vërtetë një fytyrë për t’u parë, megjithëse ishte një fytyrë e rrezikshme

Pandora u dërgua më pas nga Hermesi tek Epitemeusi, vëllai i Prometeut, si një dhuratë. Megjithëse Prometeu e kishte paralajmëruar vëllain e tij të mos pranonte asnjë dhuratë nga Zeusi, Epimethemeusi kishte harruar për këtë paralajmërimin dhe e mori Pandorën si gruan e tij.

Pandora ishte bukuri për t’u parë dhe kur e pa, Epithemeusi i harroi të gjitha paralajmërimet rreth mospranimit të një dhurate nga Zeusi.

Pandora dhe Kutia e Ndaluar

Zeusi i kënaqur se kurthi i tij ishte duke funksionuar, i dha Pandorës si dhuratë martese, një kuti të bukur nga jashtë. Në versionin origjinal të Hesiodit, dhurata ishte aktualisht një “pithos”, ose kavanoz. Deri në shekullin e 16 fjala pëkthehej kavanoz, por më pas fjala u keqpërkthye në ‘kuti’.

Pandora ishte pajisur me po aq kuriozitet sa edhe me cilësitë e tjera që i ishin falur prej zotave dhe mendja e saj konsumohej nga mendimet, se çfarë mbahej brenda kutisë. Ajo nuk mund ta kuptonte pse Zeusi i kishte dhënë asaj një dhuratë dasme, e që nuk e lejonte ta shikonte. Në fund, ajo nuk mund të mendonte për tjetër gjë, përveçse të hapte kutinë dhe të zbulonte sekretet e saj, ashtu siç kishte planifikuar Zeusi.

Pandora nuk mund të duronte më shumë. Kur Epimetheusi u largua nga dhoma, Pandora më në fund e hapi kutinë. Jashtë vërshuan krijesa fantazmë që sillnin në sëmundje, varfëri, mizerje, trishtim, vdekje dhe të gjitha të këqijat e botës. Pandora e përplasi kapakun që të mbyllej, por ishte shumë vonë, e gjithë përmbajtja kishte shpëtuar përveçse një pjese të vogël që shtrihej në fund. Shpresa.

Pandora e lëshoi Shpresën dhe ajo rrahu krahët jashtë kutisë, duke prekur plagët e krijuara nga e keqja që Pandora kishte liruar. Edhe sot, shpresa akoma mbetet për njerëzimin edhe në kohët më të errëta. Ashtu si shkroi dikur poeti britanik Aleksandër Pope: “Shpresa buron përjetësisht nga kraharori i njeriut”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0